Policia arreston një zyrtar të burgut të Dubravës i dyshuar për marrje ryshfeti

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, gjegjësisht Sektori për Hetimin e Korrupsionit, më 15.11.2018, pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore ka bërë arrestimin personit  të dyshuar:

  • A. viti i lindjes 1985, m/k/sh.

I dyshuari, me pozitë pune zyrtar në Zyrën për Lirim me Kusht në Burgun e Dubravës, dyshohet  se ka marre ryshfet me qëllimin që për një person të burgosur të bëjë rekomandimin për lirim me kusht.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit  prej 48 orësh.