Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Prishtinë.

Ai kërkohej me urdhër ndërkombëtar nga shteti i Polonisë.

“URDHËRARREST NDËRKOMBËTAR

Rr. Sheshi i Arbërit, Prishtinë 10.01.2025 – 11:45. Pas një pune operative në teren nga FAST-Kosova është lokalizuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kërkohet nga autoritetet polake me urdhër arrest ndërkombëtar. I njëjti me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar në qendrën e mbajtjes me qëllim të vazhdimit të procedurës penale” – ka shkruar PK-ja.