Ferizaj

Policia arreston një person të dyshuar për “keqpërdorim të pozitës zyrtar”

Policia e Kosovës,  respektivisht hetusit policor kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit përmes masave të fshehta të vezhgimit pas një pune të gjatë hetimore dhe pofesionale me datë 23.10.2018  kanë arrestuar nje person të dyshuar (inspektor në ATK) nga rajoni i Ferizajit, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqperdorim i pozites apo autoritetit zyrtare” nga neni 422 i kodit penal të Republikes se Kosoves.

Personi i arrestuar dyshohej që duke keqperdorur poziten apo autoritetin zyrtar gjatë periudhës kohore 2016-2018, ka ushtruar ndikim në biznese të ndëryshme të rajonit të Ferizajit.

Lidhur me kete rast njesitet relevante policore kanë nderrmarë të gjitha veperimet hetimore, ku me autorizim te pokurorit kompetent të njejtit i eshte caktuar masa e  ndalimit policor prej 48 orësh.