Policia arreston një person për veprën “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”

Me datë 22 gusht 2019, Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Gjilan ka pranuar informacione se në një lokacion është duke u zhvilluar veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit.

Pas pranimit të këtyre informacioneve menjëherë është njoftuar Prokuroria Themelore – Gjilan ku pas marrjes së urdhërit verbal nga prokurori i shtetit, nën asistimin e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NjRSh) – Gjilan është bastisur një lokacion (lokal) në të cilin janë hasur disa persona (lojëtar) duke luajtur në
lokal, ku në mesin e këtyre personave është hasur edhe i dyshuari pronari i lokalit.

Në lokacionin e bastisur janë gjetur:

●21 (njëzet e një) shtëpiza kompjuterike,
●26 (njëzet e gjashtë) monitor,
●5 (pesë) monitor-tabela të bingos,
●1 (një) sferë e topave bingo.

Të gjitha këto paisje janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë konfiskimin e mjeteve financiare në vlerë të përgjithshme prej 144 (njëqind e dyzet e katër) €.

Pas bastisjes, për intervistim janë shoqëruar 4 persona të cilët deklaruar se në këtë lokal kanë luajtur lojra të fatit, për intervistim poashtu është shoqëruar edhe i dyshuari/pronari i lokalit ku pas intervistimit me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

loading…