Policia arreston një 45-vjeçar në Fushë Kosovë, kapet duke u treguar armën të tjerëve

Një person është arrestuar sot rreth orës 16:30, në Fushë Kosovë pasi ishte parë në rrugë se po u ekspozonte një armë zjarri dy personave të tjerë me të cilët ishte i shoqëruar.

Në njoftimin e Policisë thuhet se kjo ngjarje është vërejtur nga një hetuese policore, e cila ishte jashtë detyrës zyrtare.

Ndaj personit të dyshuar është iniciuar rasti për armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i plotë:

Sekuestrohet një armë, arrestohet i dyshuari

Sot rreth orës 16:30, në në Fushë Kosovë, është arrestuar një person i dyshuar.

Personi është arresuar, pasi që në rrugë po u ekspozonte një armë zjarri dy personave të tjerë me të cilët ishte i shoqëruar.

Kjo ngjarje është vërejtur nga një hetuese policore, e cila ishte jashtë detyrës zyrtare.

E njëjta pasi është prezantuar si zyrtare policore, ka kërkuar nga i dyshuari që të nisen drejt stacionit policor.

Personi i dyshuar,A.B, mashkull 45 vjeç, ka tentuar që gjatë rrugës të ikë, mirëpo zyrtarja ka reagur shpejtë, është vënë në ndjekje të tij dhe ka arritë që të arrestoj personin e dyshuar si dhe t’i sekuestroj armën e zjarrit.

Ndaj personit të dyshuar është iniciuar rasti për armëmbajtje pa leje. Pas përfundimit të veprimeve të nevojshme policore rasti do të procedohet në koordinim me prokurorin e shtetit.