Në orët e para të mëngjesit të sotëm policia ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore që dyshohet se nën kërcënimin e armës vodhi para në bankën TEB në Prishtinë.
I njejti ndodhej në arrati që nga nëntori i vitit 2018.
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për vjedhje nën kërvcënimin e armës së zjarrit që ndodhi gjatë muajit nëntor në bankën TEB në rrugën ‘Robert Doll në Prishtinë”, merr vesh Express.
Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe zëdhënësi për informim në PK, Daut Hoxha. Të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit, tha Hoxha.
“Ju konfirmoj se, pas angazhimeve intenzive hetimore dhe operacionale te Policisë së Kosovës, me datë 10.03.2019 rreth orës 00:30, ne Prishtine është arrestuar nje person i dyshuari për veprën penale Grabitje e Armatosur qe ka ndodhur me date 26.11.2018, ne rr. Rober Doll ne Prishine ne nje filial të bankës. Personi i dyshuar ka qene ne arrati qe nga kryerja e grabitjes, dhe i njëjti ka rezistuar gjate arrestimit, zyrtarët policor janë detyruar që për ta futur nën kontrollë të kerkuarin kanë aplikuar forcën e domosdoshme dhe proporcionale për arrestimin e tij. Gjate arrestimit edhe nje zyrtar policor ka pësuar lëndime te lehta trupore. Te dyshuarit ju kane konfiskuar para në euro dhe dinarë te Serbisë. Ne konsultim me Prokurorin kujdestare, i dyshuari dërgohet ne Qendër te Ndalimit, per procedura të mëtejme”, tha ai.
Ndryshe, ky është personi i dytë i dyshuar për këtë grabitje të armatosur , pasi më parë policia ka arrestuar edhe një të dyshuar tjetër.
“Policia e Kosovës mbetet e perkushtuar ne zbardhjen e rasteve te tilla kriminale dhe po punon me njesitet e saj per sjelljen para drejtësisë edhe te personave tjerë të dyshuar të implikuar kryesisht ne raste te grabitjeve me armë dhe vepra tjera kriminale që cenojnë jetën dhe pronën ne përgjithësi”, përfundoi Hoxha.
Fundi i vitit 2018 dhe fillimi i vitit 2019 po cilësohen si vitet me më së shumti raste të grabitjeve të armatosura që kryesisht kanë ndodhur nëpër banka dhe biznese tjera të mëdha.
Madje, nga një shkëmbim me armë zjarri në një bankë të Istogut në dhjetor të vitit 2018 kanë humbur jetën dy persona. Polici Izet Demaj dhe hajni Kamer Metaj.







