Policia arreston dy të rinjtë që shisnin kokainë e kanabis në Tiranë

Dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike u goditën nga Policia e Tiranës ndërsa në pranga ranë dy persona.

Policia sekuestroi 101 doza “Kokainë” dhe 69 gramë “Cannabis Sativa”.

U arrestuan Armando Dervishi, 21 vjeç, banues në Çorovodë dhe Fatjon Shkalla, 24 vjeç, banues në Farkë.

Dervishit, gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Frederik Shiroka”, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 101 doza “Kokainë”.

Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në Farkë në banesën e Shkallës, në një kavanoz iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 69 gramë “Cannabis Sativa”.

Policia e Tiranës thotë se materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale ”Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”