Policia arreston dy persona duke përdorur sprej: Ishin të dehur dhe tentuan të i ndalonin Policinë që të mos thërrasin përforcime

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Vushtrri, ku kanë ngasur veturën në gjendje të dehur dhe të pa aftë.

Në raportin 24 orësh të Policisë, bëhet e ditur se janë  arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që njëri nga ta duke drejtuar veturën me targa vendore ka goditë një shtyllë të ndriçimit publik të cilën e kishte dëmtuar dhe rrëzuar në toke.

Te dyshuarit kanë refuzuar tu japin dokumentet personit  zyrtarë ku njeri nga ta ka tentuar edhe ti largoj nga dora telefonin duke i thënë që mos ti thërras policet tjerë.

Zyrtari policor për të vënë situatën nën kontroll ka përdore sprejin. Dy të dyshuarve u është bërë alkool testi  ku njeri ka rezultuar 1.80 % alkool në gjak ndërsa i dyshuari tjetër 1.49%.

Në vendin e ngjarjes kane dalë edhe njësia e KEDS-it të cilët kanë larguar telat dhe shtyllën nga rruga. Me vendim të prokurorit dy të dyshuari qëndrojnë në stacion policor deri ne këndellje.

Raporti i plotë nga Policia e Kosovës:

Rr. Skenderbeu, Vushtrri 07.09.2020-23:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që njëri nga ta duke drejtuar veturën me targa vendore ka goditë një shtyllë të ndriçimit publik të cilën e kishte dëmtuar dhe rrëzuar në toke. Te dyshuarit kanë refuzuar tu japin dokumentet personit  zyrtarë ku njeri nga ta ka tentuar edhe ti largoj nga dora telefonin duke i thënë që mos ti thërras policet tjerë. Zyrtari policor për të vënë situatën nën kontroll ka përdore sprejin. Dy të dyshuarve u është bërë alkool testi  ku njeri ka rezultuar 1.80 % alkool në gjak ndërsa i dyshuari tjetër 1.49%. Në vendin e ngjarjes kane dalë edhe njësia e KEDS-it të cilët kanë larguar telat dhe shtyllën nga rruga. Me vendim të prokurorit dy të dyshuari qëndrojnë në stacion policor deri ne këndellje.