Policia angleze falënderon tifozët kosovarë

Ndeshja mes Anglisë dhe Kosovës të martën, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020, shkoi për mrekulli.

Anglia triumfoi me rezultat 5:3, derisa atmosfera në stadium ishte fantastike nga të dyja tifozëritë.

As edhe një incident më i vogël nuk është raportuar gjatë vizitës së tifozëve kosovarë në Southampton për ndeshjen me Anglinë.

Madje policia angleze ka falënderuar tifozët kosovarë dhe ata anglezë për sjellje korrekte.

“Faleminderit për dy palë tifozëritë që krijuan atmosferë fantastike në ‘St Mary’s Stadium’, si dhe atyre që u ndalën për të na përshëndetur derisa ne punuam për sigurinë tuaj. A e ka parashikuar dikush këtë rezultat?” shkruan Policia Angleze.