Policia: Aktivistja që u arrestua në protestën e djeshme, hodhi koktej molotovi në drejtim të Qeverisë

Dje në Prishtinë u protestua kundër vrasjes së grave, pas tragjedisë me 35-vjeçaren shtatzënë tek QKUK-ja.

E dje në pranga përfundoi një aktiviste.

Sipas policisë, e njëjta u arrestua pasi që dyshohet se ka hedhur koktej molotovi në drejtim të objektit të Qeverisë.

Zjarri është shuar nga njësitë policore. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.