Policia aksion në disa barnatore në Pejë, konfiskohen barna dhe ndalohen tre persona

Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës së sotme ka realizuar një operacion në rajonin e Pejës me ç’rast ka kontrolluar 10 barnatore ku në 6 prej tyre ka gjetur sasi e konsiderueshme e produkteve farmaceutike pa banderola dhe të njëjtat produkte dyshohet se janë të kontrabanduara dhe të rrezikshme për jetën e qytetarëve.

Sipas Policisë, ky operacion ka qenë i koordinuar së bashku me Doganën e Kosovës (Njësia e Antikontrabandës) dhe Inspektorët Farmaceutik nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë këtij operacioni, tre pronarë të bizneseve-barnatoreve janë shoqëruar në Stacion Policor dhe janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve lidhur me veprat penale të cekura më lartë.

“Biznesi 1, në tri njësi janë gjetur: 398 lloje të barnave pa banderola, 40 copë barna me banderola të falsifikuara, një produkt narkotik pa licencë. Të njëjtit biznes i është lëshuar vendimi nga inspektorati farmaceutik për mbyllje të biznesit pasi që ka qenë duke punuar pa farmacist përgjegjës; Biznesi 2, në dy njësi janë gjetur: 203 lloje (produkte) medicinale pa banderola; Biznesi 3, në një njësi janë gjetur: 80 lloje (produkte) medicinale pa banderola”, thuhet në njoftimin e Policisë.Të ngjajshme

Po ashtu bëhet e ditur se në disa barnatore janë pronarët e njëjtë të disa barnatoreve në qytetin e Pejës.

“Është konfiskuar sasia e barnave pa banderola që dyshohet se janë të kontrabanduara, me procedura të cilat do të merret më tutje njësia e Antikontrabandës nga Dogana e Kosovës, kurse Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike (SHKE-DHKEK) nga Policia e Kosovës procedon lëndën në aspektin penal pranë Prokurorisë kompetente”, thuhet me tej në njoftimin e PK-së.

Pas intervistimit personat e dyshuar me urdhër të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Pejë janë liruar në procedurë të rregullt, kurse rastet iniciohen për “Prodhim dhe shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore” dhe “ Kontrabandim të mallrave”.