Ish polici

Polici serb ‘pa një kamion me trupa të vdekur’ afër vendit të vrasjes

Një ish-polic serb i Bosnjës tha për një gjykatë në Beograd se ai pa një kamion të ngarkuar me trupa të vdekur në Kravicë, ku boshnjakët nga Srebrenica u masakruan në vitin 1995.

Ish-polici boshnjak Sinisa Renovica tha në Gjykatën e Lartë të Beogradit të mërkurën se pa një kamion të ngarkuar me trupa të vdekur rreth një kilometër pasi kaloi hangarin ku ndodhi masakra në Kravicë në Bosnjë dhe Hercegovinë në korrik 1995, edhe pse ai tha se nuk dalloi dot se kush ishin viktimat.

“Pashë trupat. Eca me makinë përreth kamionit dhe drejt qytetit aty pranë të Bratunacit,” tha Renovica në gjykatë.

Kur u pyet nga gjyqtari se sa ishte ora, Renovica nuk ishte e sigurt. Ai gjithashtu nuk dha asnjë datë të caktuar.

Renovica, i cili ishte komandant i përkohshëm për një skuadër të policisë serbe të Bosnjës, tha se ai më vonë mori vesh nga mediat se në Kravicë kishte ndodhur një incident kur disa të të burgosur boshnjakë dyshohet se sulmuan një roje serbe.

Ai gjithashtu pohoi se aty pranë kishte luftime dhe se ai dëgjoi “plumbat të fishkëllenin” pasi kaloi hangarin në të cilin u vranë të burgosurit boshnjakë.

Disa nga të pandehurit në gjyq kanë pohuar se ata u arrestuan në Serbi dhe u rekrutuan me forcë, u sollën në një qendër trajnimi në malin Jahorina në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe iu nënshtruan abuzimit verbal dhe fizik.

Renovica tha se nuk dinte asgjë për pretendimet. “Nuk kam informacione të tilla,” tha ai.

Vrasjet në magazinën në Kravicë ishin midis disa prej masakrave nga forcat serbe të Bosnjes pas rënies së Srebrenicës në korrik të vitit 1995 që la të paktën 7,000 burra dhe djem boshnjakë të vdekur.

Tetë ish-anëtarë të një brigade speciale të policisë nga Republika Srpska akuzohen për kryerjen e një krimi lufte kundër civilëve në Kravicë më 14 korrik 1995.

Nedeljko Milidragoviq, Aleksa Golijanin, Milivoje Batinica, Aleksandar Daceviq, Bora Miletiq, Jovan Petroviq, Dragomir Paroviq dhe Vidosav Vasiq akuzohen për organizimin dhe pjesëmarrjen në vrasjen e më shumë se 1,300 civilëve në magazinë.

Prokuroria serbe i akuzoi ata në vitin 2015 dhe gjyqi u hap në shkurt të vitit 2017, por procedurat janë shoqëruar me vonesa.