Polici rrezikon humbjen e syrit në protestat e Tiranës

Protesta e sotme për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha solli lëndimin e tetë punonjësve të policisë dhe dy protestuesve.

Njëri prej punonjësve të rendit mori dëmtime serioze në sy duke rrezikuar humbjen e tij.

Në një lidhje direkte me gazetaren Sidorela Gjoni për emisionin “Open”, doktoresha Vilma Mema deklaroi se stafi mjekësor po bën të pamundurën, por ende nuk dihet së çfarë do të ndodhë me shikimin e të plagosurit.

“Është traumë me mjet prerës, ndoshta xham. Një nga pacientët është plagosur rëndë, ka dëmtime serioze në sy”, u shpreh Mema.