Ditën e diel një pjestar i Policisë së Kosovës dyshohet se ka tentuar të bëjë vetëvrasje.

Ballkani.info mëson se përsoni nga Vitomerica e Pejës është dukë u trajtuar në Repartin Intenziv në QKUK, dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mjekët kujdestar në Intenzivë të QKUK, kanë thënë për Ballkani.info se pacienti është me dy goditje në mushkëri.

“Gjendja e tij shëndetësore është e rendë, dhe jemi duke e mbajtur me ventilim, të shohim tutje se si do të jetë gjendja e tij”, kanë thënë mjekët në QKUK.

Burime të Ballkani.info thonë se polici i nacionalitetit boshnjak, Esat Sejfiq dyshohet se vetëvrasjen tentoi ta bëjë më pistoletë duke shtënë dy herë në gjoksin e tij.

Këto burime po ashtu bëjnë të ditur se polici kohëve të fundit ka shërbyr për sigurinë e Patrikanës së Pejës. /Ballkani.info/