Polici përleshet me grabitësit gjatë vjedhjes së një dyqani në Fier

Grabitja e një dyqani është shmangur në orët e mëngjesit në qytetin e Fierit, pasi autorët janë pikasur rastësisht nga një efektiv policie që kaloi aty pranë.

Rreth orës 06:00 tre persona të paidentifikuar tentuan të vidhnin dyqanin e celularëve në pronësi të shtetasit R.C.

Gjatë vjedhjes ata u pikasën nga punonjësi i policisë i cili po shkonte për të marrë shërbimin në zonën policore. Efektivi ndërhyri për të parandaluar vjedhjen duke u përplasur fizikisht me grabitësit, të cilët gjatë largimit kanë goditur me automjetin e tyre mjetin privat të punonjësit të policisë.

Ndërkohë, janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.