Polici mori urdhër për kontroll në koshin e plehrave, befasohet nga ajo çfarë gjeti në të

Policia në Auburn Hills, Michigan, tha se një nga oficerët e tyre mori një “urdhër kërkimi” për një kosh plehrash në lagje gjatë fundjavës.

Kur e kapi një “bandit” të fshehur atje, ai nuk e fshehu habinë e tij.

Në faqen zyrtare të policisë në Facebook është publikuar video në të cilën një polic vjen te koshi dhe troket në të, e cila brenda pak kohësh është bërë hit.

“Banditi u dorëzua pa incidente”, thanë ata me shaka.