Polici i Kosovës këput ligamentin e këmbës, shpëtoi një femër nga përdhunimi

Shqetësues ishte rasti i fundit i vrasjes së 18 vjeçares nga Ferizaj, Marigona Osmani.

Si pasojë e përdorimit të dhunës së madhe fizike nga të dyshuarit, 18 vjeçarja mbeti pa shenja jete dhe kësisoj trupi i saj u dërgua në objektin e Qendrës Spitalore në Ferizaj.

Por 18 vjeçarja në fjalë nuk është femra e vetme në Kosovë që rrihet e dhunohet nga kriminelë të ndryshëm.

Të ngjashëm e pati rastin edhe një femër tjetër, e që po mundohej ta shpëtonte dikush nga Policia e Kosovës.

Njëri nga zyrtarët policorë është sfiduar së fundi derisa ishte duke shpëtuar jetën e një femre e cila në bazë të detajeve të para po përdhunohej nga një person i dyshimtë.

Lajmi.net mëson se, G.M është goditur rëndë derisa po tentonte të shpëtonte femrën në fjalë. Si pasojë e lëndimeve të marra të njëjtit i është këputur ligamenti i këmbës dhe po vazhdon të trajtohet në spital.

Të shpeshta janë rastet e dhunës fizike e psiqike në drejtim të femrave në Kosovë përgjatë gjithë kohës, e padyshim që shpesh herë të dyshuarit kanë vazhduar të jetojnë të lirë.

Lidhur me këto raste pati reagime të shumta nga institucionet vendase dhe të huaja, por që thuajse çdo ditë raportohet për dhunë të vazhdueshme në drejtim të tyre./Lajmi.net/