Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Fushë Kosovë. Një zyrtar policor atje ka goditur një këmbësor, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Sipas Kelanit, i aksidentuari është dërguar me auto ambulancë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe se është jashtë rrezikut për jetë.
“Sot me datën 17.10.2020, rreth orës 16:35, në rrugën “Dardania” Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshira kanë qenë një veturë e tipit Mercedes të cilën ka qenë duke e drejtuar një zyrtar policor dhe një këmbësor. Personi i aksidentuar është derguar me auto ambulancë në QKUK Prishtinë dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Kelani.







