Polici Brahim Sedolli ka nevojë për ndihmën tuaj (FOTO)

Pjesëtari i policisë së Kosovës, Brahim Sedolli, ka nevojë për ndihmën tuaj.

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” njofton përmes faqes zyrtare se Sedolli, i cili është edhe veteran i UÇK-së, ka nevojë për trajtim të syrit, ndërhyrje e cila nuk kryhet në Kosovë dhe duhet urgjentisht të udhëtojë jashtë vendit për intervenim.

“Jetimat e Ballkanit” ka ndarë dy mijë euro për policin, por apelon edhe tek njerëzit e vullnetit të mirë t’i dalin në ndihmë.

Postimi i plotë:

Brahim Sedolli ka nevojë për ndihmën e te gjithëve!

Brahimi, anetari i policisë së Kosovës dhe veteran i UÇK-së, ka nevojë për trajtim të syrit, nderhyrje e cila nuk kryhet në Kosovë dhe duhet urgjentisht të udhëtoj jashtë vendit per te kryer intervenimin, Brahimi i duhet ndihma e te gjitheve për të mbuluar shpenzimet e intervenimit në sy.

Shoqata Jetimat e Ballkanit permes donatorëve e ndihmoj me 2 mijë euro dhe apelon te të gjithë njerzit e vullnetit te mirë ti dalin në ndihmë.

O Zot shëroje Brahimin dhe çdo të sëmurë.