Madrid

Policët shtypin mes dy makinave burrin e zhveshur me dy shpata samurai, që i kërcënonte me koronavirus

Ky është momenti shokues kur një burrë që kërcënonte me dy shpata samurai dhe me përhapje të koronavirusit, kapet në mes dy makinave të policisë, duke u neutralizuar.

I dyshuari i shëndoshë refuzonte të dorëzohej edhe pasi mbeti i bllokuar mes dy makinave dhe godiste xhamin dhe kofanon e mjeteve me shpatat e tij.

Në pamjet dramatike të xhiruara ai thërriste: “Do t’ju vras, bij bast**dësh.”

Më në fund ai neutralizohet nga oficerët pasi refuzoi urdhrat për uljen e armëve të tij.

Ngjarja dramatike në Madrid, nisi pasi mjekët njoftuan policinë se i sëmuri me koronavirus ishte larguar me forcë nga spitali.
Një zëdhënës i policisë tha: “Oficerët arrestuan një burrë që i kërcënonte me dy katana”.

“Ai përballet tashmë me akuza rezistencë ndaj arrestimit, thyerje të karantinës së koronavirusit”.

Policët me veshje speciale thuhet se kishin shtënë dy herë në ajër para se të neutralizonin të dyshuarin.

Sindikata e policisë shkruante pas arrestit: “Mirënjohje dhe mbështetje për kolegët tanë që arestuan një individ agresiv e të rrezikshëm, i armatosur me dy katana në zonën Moratalaz në Madrid.
“Ju lumtë. Me një pistoletë elektrike do të kishte qenë më e thjeshtë.”