Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka falënderuar Kosovën për ndihmën e pakursyer ndaj qytetarëve të Shqipërisë.
Ai gjatë mesnatës të së martës ka qëndruar në Thumanë, në zonën më të goditur nga tërmeti shkatërrues që la pas deri tani 24 viktima.
Kreu i shtetit shqiptar ka qenë në shoqërinë e zv/kryeministrit në detyrë të Kosovës, Fatmir Limaj.
“Pata kënaqësinë të takoja në Thumanë, njësitë e specializuara të emergjencës së Kosovës që po ndihmojnë banorët e kësaj zone të dëmtuar shumë rëndë nga tërmeti. I falënderova me mirënjohje për solidarizimin, profesionalizmin dhe gatishmërinë e lartë, si dhe për kurajon e pashembullt që po na dëshmojnë, duke na bërë krenarë të gjithëve! FALEMINDERIT KOSOVË E DASHUR!”, shkruan Meta.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/549409642543959/







