Polica parandalon një rast të kontrabandës më kafshë që vinin nga Serbia

Kamenicë-Dy automjete që po baritnin gjashtë dele, dy lopë dhe një viç janë ndaluar nga patrulla e Policisë së Kosovës në fshatin Hodonovc të Kamenicës.

Sipas policisë, pasi kanë pranuar informata se nga territori i Serbisë, përmes rrugëve malore, është kryer kontrabandë me mallra (kafshë), kanë reaguar menjëherë ku edhe kanë hasur në automjetet që po bartnin kafshët.

“Shoferi i njërit automjet, me të vërejtur patrullën e policisë, ka devijuar rrugën dhe ka hyrë në një rrugë dytësore, duke e lënë automjetin dhe ikur arave. Në automjet kishte të ngarkuar kafshë, gjashtë dele dhe një viç. Po ashtu është hasur edhe automjeti (furgon) i braktisur dhe në të kishte dy lopë. Pra, në dy automjetet kishte gjashtë dele, dy lopë e një viç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dy të dyshuarit, F.B., 32 vjeçar dhe F.B.,37 vjeçar, të dy kosovar janë paraqitur në Polici, kurse për rastin janë njoftuar edhe inspektorët e AUV-i për verifikim dhe kontroll të gjendjes së kafshëve.

Kurse, rasti po trajtohen nga hetuesit policorë të Drejtorisë Rajonale Lindje në koordinim me Prokurorinë e Shtetit./BetimipërDrejtësi