Mbrëmë ka ndodhur një përleshjeje mes disa personave në Podujevë, ku u dëgjuam edhe të shtëna me armë.

Ndërsa, Policia e Kosovës sot përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje në lidhje me këtë incident.

“Sipas policisë rasti ka ndodhur në orën 21:37, ku raportohet se pas një mosmarrëveshje në mes të dy të dyshuarve meshkuj K/Shqiptarë, njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në ajër dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar dy gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit, aty kanë hasur njërin nga të dyshuarit”, thuhet në njoftim.

I dyshuari i cili ka shtënë me armë zjarri gjendet në arrati, ku të njëjtit i është konfiskuar vetura. Ndërsa sipas policisë, pas intervistimit dy persona me vendim të prokurorit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.

loading…