Polica e Kosovës së shpejti do të pajiset me sigurime shëndetësore dhe të jetës

Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës kanë marrë iniciativën për sigurimin e shëndetit dhe të jetës së policëve të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku,në rrjetin social Fecebook

“Policia e Kosovës si duket më në fund po trajtohet me më dinjitet nga Qeveria e Kosovës”, ka shkruar Mazreku.

Postimi i plotë:

“Ata na ruajnë neve, e ne duhet të kujdesemi për shëndetin dhe sigurinë e tyre. Policia e Kosovës si duket më në fund po trajtohet me më dinjitet nga Qeveria e Kosovës. Sot në një takim të përbashkët me ministrin e Punëve të Brendshme z.Bejtush Gashin dhe kryetaren e sindikatës së Policisë së Kosovës znj.Valbona Kamberi biseduam për sigurimin shëndetësore dhe jetësore të policëve të Kosovës. Të gjithë u pajtuan, tashme vetëm duhet një vendim Qeveritare për ta jetësuar atë në praktikë”.