Polemika në Speciale, avokati i Gucatit: Kemi menduar se ZPS-ja do intervistojë dëshmitarë të frikësuar

Menjëherë polemika janë zhvilluar në seancën e sotme në Speciale ndaj Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit.

Avokati i Hysni Gucatit, Jonathan Rees, ka thënë se ai ka menduar se Prokuroria do të intervistonte dëshmitarë që janë ndjerë të frikësuar, mirëpo se kjo sipas tij nuk ka gjasa të ndodhë.

“Unë mendoj që nuk është kjo mënyra se si Prokuroria do të duhej t’i qasej kësaj konference. Unë mendova që ZPS-ja kishte ndërmend të intervistonte dëshmitarë që kanë qenë të frikësuar. Mirëpo nga ajo që tha Prokuroria, ZPS-ja nuk ka ndërmend të thërras dëshmitarë të tillë”, tha ai.

E menjëhershme ishte përgjigja e prokurores Speciale, Valeria Bolici.

“Unë e kam sqaruar këtë pikë dhe qëndrimin e ZPS-së, dhe dua të them se në ndërrimin e këtij informacioni, mbrojtja mund të rishikojë afatet për kryerjen e hetimeve të veta”, tha ai.

Tutje, avokati i Gucatit tha se janë diku rreth katër mijë dokumente konfidenciale të Taskë Forcës Speciale Hetimore.

“Bëhet fjalë për 4 mijë dokumente konfidenciale që kanë prejardhjen nga Task-Forca Speciale Hetimore dhe që nuk janë nxjerrë në mënyrën e duhur. Në qoftë se ato janë nga vet ZPS-ja, atëherë kjo e ka detyrimin e dorëzimit të këtyre dokumenteve, në qoftë se ato janë autentike dhe konfidenciale”, tha Rees.