Pogradec, një 55-vjeçar arrestohet për ngacmim seksual

Një 25-vjeçare, punonjëse në një subjekt privat, është çuar pa ndjenja në spitalin e Pogradecit ditën e djeshme. Pas referimit të ngjarjes nga mjekët në polici, kjo e fundit ka nisur hetimet dhe ka marrë në pyetje vajzën, pasi ajo ka marrë veten.

Nga deklarimet e vajzës rezultoi se ajo ishte ngacmuar seksualisht në vendin e saj të punës nga shtetasi Arian Mema dhe për pasojë kishte humbur ndjenjat. E gjithë ngjarja ka ndodhur teksa Mema ka qenë duke montuar panele diellorë në subjektin ku vajza punonte si pastruese.

Pas të gjitha deklarimeve të 25-vjeçares, policia ka vënë në pranga 55-vjeçarin.