Pogaçe të vogla me kumbulla: Të gatuara nga petë brumi të mbushura me puding të bërë në shtëpi

Pogaçet me kumbulla shkojnë shumë mirë me një filxhan kafe.

Përbërësit:

– 300 ml qumësht,
– 1 vezë,
– 50 g sheqer,
– 2 lugë qull misri,
– 500 g petë brumi,
– 200 g kumbulla,
– sheqer pluhur për spërkatje.

Përgatitja:

Në qumësht shtoni vezën, sheqerin dhe qullin e misrit, të gjitha bashkoni dhe nxehni në zjarr të lehtë duke i përzier që të mos dendësohen.

Kumbullave hiqjani bërthamat dhe pritni në katrorë.

Petët e brumit holloni pak me okllai, pastaj pritni në kuadrate me dimensione 10 x 10. Secilën mbusheni me pak fill dhe sipër vendosni kumbulla.

Paloseni në atë mënyrë që të bëhen në formë trekëndëshi dhe radhisni në një tepsi të mbështjellë me letër për pjekje.

Procedurën përsëriteni derisa të shpenzoni gjithë materialin.

Piqni në furrë të ngrohur në 200 gradë celsius rreth 25 minuta. Kur të piqen lëreni të ftohen dhe më pas i spërkasim me sheqer pluhur.