Podujevë: Aksidentohen pesë vetura, pesë persona mbesin të lënduar

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti ndërmjet pesë veturave në fshatin Llugë të Podujevës, të dielën.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga zëdhënësja e Policisë së rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti, teksa ka njoftuar se të lënduarit janë duke marrë trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 18:30 në fshatin Llugë, të Podujevës, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane  perfshirë pesë automjete”, thuhet në njoftimin e saj.

“Bazuar në të dhënat fillestrare, si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pranuar trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.