Podujeva nuk gjen qetësi, tensione në xhaminë e fshatit Halabak

Në xhaminë e fshatit Halabak të Podujevës ka tensione, vetëm një ditë pasi që një imam në fshatin Lupç, dyshohet se u rrah brutalisht nga tre vëllezër.

Sipas burimeve të Gazetës Express, sonte në Halabak imami është penguar nga xhemati që të hyjë në xhami dhe ta ushtrojë funksionin e tij, pasi që konsiderohet si i palegjitimuar nga BIK.

Për pasojë, një person është arrestuar deri tani nga Policia e Kosovës.

Gazeta Express ka provuar që të marr një përgjigje nga Policia e Kosovës për rastin, por deri tani ka qenë e paarritshme.

*Fotografia e ballinës është ilustrim