Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj, pa prezantuar kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Podujeva.
Haradinaj ka akuzuar qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti për izolimin e Kosovës dhe stagnim.
“Podujevës, qytetit të heronjve dhe patriotëve, i takon një e ardhme më e mirë. Sot, bashkë me Besnik Tahirin, Arbnor Fazliun dhe Burim Hasanin, prezantuam programin tonë konkret për transformimin e vendit. Ne do të sigurojmë anëtarësimin direkt të Kosovës në NATO përmes Planit Aksional, një kthesë vendimtare që do të garantojë sigurinë dhe do të hapë dyert për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, është shprehur Haradinaj.
Haradinaj është zotuar se do të ndalë ikjen e të rinjve nga Kosova.
Në mesin e kandidatëve, pra është edhe Besnik Tahiri, i cili për 4 vjet ka shërbyer si shef i Grupit Parlamentar të AAK-së. Tahiri është shquar për udhëheqjen fenomenale të grupit dhe për gjithçka që ka dhënë në Kuvendin e Kosovës.
Ai është vlerësuar edhe nga analistët pas publikimit të listave zgjedhore.







