Trajneri argjentinas

Pochettino refuzon stolin e skuadrës spanjolle

Mauricio Pochettino refuzon rikthimin në Spanjë.

Ish trajneri i Espanyolit dhe sëfundmi Tottenhamit, i shkarkuar rreth 40 ditë më parë, ka marrë një ofertë nga Real Betis, por Pochettino duke parë edhe pozicionin aspak komod që kanë Fekir me shokë në renditje, ka refuzuar stolin e skuadrës andaluziane, e cila është në kërkim të një trajneri me peshë për të zëvendësuar Rubin i cili është shumë pranë shkarkimit.

Nëse Betis në javët e ardhshme merr rezultate pozitive ndoshta Pochettino ndryshon mendje, edhe pse gjasat janë që argjentinasi të pushojë deri në verë, për të marrë drejtimin e një skuadre të madhe para fillimit të sezonit të ri.