“Po vjen fundi”, Mevlani dhe Ledjana marrin vendimin që askush nuk e priste

Mevlani dhe Ledjana kanë treguar në puntatën e sotme të “Përputhen” se kanë në plan që të largohen nga emisioni.

Ledjana e ka shprehur edhe më parë që kamerat ndikojnë tek ajo dhe tani çifti dëshiron ta jetojnë jashtë historinë e tyre të dashurisë.

Mevlani: Tani besoj se po vjen fundi. Ta shtyjmë edhe pak dhe pastaj njohja të vazhdojë jashtë sepse edhe Ledjana e ka përmendur shpesh që i ka problem kamerat. Jemi lodhur me këtë pjesë. Pse jo, jashtë mund të jetë më mirë.

Ledjana: Mendoj që është diçka më e mirë sepse nuk do kemi presionin e kamerave, do jemi vetëm ne.

Arjan Konomi: Nuk do keni as presionin e hormoneve se vajtët kaq muaj.

Në puntatën e sotme Mevlani i bëri edhe surpriza Ledjanës, siç ishin lulet që formonin inicialet e emrave të të dyve, një letër ku kërkonte që ajo t’i shprehte dashurinë dhe një kërcim romantik që përfundoi me një puthje.