“Po vazhdon me folë palidhje”, përplasje ashpër mes Gjinovcit dhe zyrtarit të PSD-së

Një përplasje e ashpër ndodhi mes aktivistit Rron Gjinovcit dhe zyrtarit të PSD’së, Zgjim Hyseni, ku po diskutojnë për kandidatët e zgjedhur në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Pasi u bën zyrtare rezultatet përfundimtare, një debat po zhvillohet mes panelistëve në T7.

Derisa Hyseni ishte duke folur,  Gjinovci i thotë se “Po vazhdon me folë palidhje”.

Por, Gjinovci nuk e përfundon me kaq, pasi iu drejtohet edhe panelistëve të tjerë, duke iu thënë “Keni fol palidhje keni fol sene të pasakta, e keni c’orientu publikun”.