Po transportonin drogë drejt Greqisë, arrestohen 2 persona

Dy persona janë vënë në pranga pas një operacioni antidrogë të ndërmarrë nga policia kufitare e Kapshticës.

Sipas informacioneve paraprake, janë kapur 3 çanta me lëndën narkotike kanabis sativa, të cilat janë në peshën 50-60 kg.

Forcat e policisë kufitare kanë bërë të mundur arrestimin e dy shtetasve shqiptarë, të cilët dyshohen se bënin transportin e lëndës narkotike drejt vendit fqinj të Greqisë.

Vazhdojnë hetimet nga ana e drejtorisë së policisë së qarkut të Korçës për zbardhjen e plotë të ngjarjes.