Po të mos ishte video s’do ta besonit/ Dy bletë heqin kapakun e një shisheje të Fanta-së

Ky është momenti i pabesueshëm që dy bletë bashkojnë forcat për të hapur një shishe të Fanta.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e kapura në São Paulo, Brazil, tregojnë se dy bletët pozicionohen në të dy anët e shishes dhe përdorin “këmbët” e tyre për ta shtyrë kapakun lart.

Vetëm pak çaste më vonë, bletët arrijnë të heqin atë nga shishja me pije me sheqer dhe të shikojnë se si bie në tokë.

Pas skenave mbresëlënëse, të cilat thuhet se u kapën në 17 maj, njeriu që filmoi pamjet ka thënë për Viral Hog: ‘Videoja u regjistrua gjatë pushimit tim të drekës nga puna’.

Dhe sigurisht, pamjet që nga ajo kohë kanë marrë një mori reagimesh nga përdoruesit e mediave sociale.

Ndryshe, studime të shumta shkencore kanë hedhur më shumë dritë se si bletët punojnë së bashku dhe bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.

Për shembull, në vitin 2018, studiuesit e Universitetit të Harvardit zbuluan se si një tufë bletësh do të rrinë së bashku dhe do të lëvizin në unison kur foletë e tyre tronditen.