Ish-deputeti Milaim Zeka dhe avokati Tomë Gashi në tetorin e vitit 2020 në një përballje televizive ishin përplasur në mënyrën më të ashpër të mundshme. Gashi madje kishte paralajmëruar se do përplaset fizikisht me Zekën në rast se ky i fundit do të vinte në studion e Kanal 10. E gjithë kjo përplasje në mes Zekës dhe Gashit ishte nxitur pas debatit rreth Gjykatës Speciale.

“Unë e rrehi ato. Po ta garantoj që e rrehi e qkoqi tu e rreh”, kishte deklaruar avokati Gashi në Kanal 10.

Pas fjalëve të Gashit, përmes një video-lidhjeje direkte nga Stokholmi ishte kyçur në bisedë edhe Milaim Zeka, i cili kishte filluar t’i kundërpërgjigjej Tomë Gashit.

“Unë kur tfoli mos ha **** Tomë”, kishte thënë Zeka, pasi avokati Gashi i ndërhynte nga studio.

Kjo kishte bërë që avokati Tomë Gashi edhe ta lëshojë studion e Kanal 10.

Kjo përplasje mes Milaim Zekës dhe Tomë Gashit është riaktualizuar pas më shumë se një viti.

Gjithçka ka nisur nga një postim në “facebook” i kreut të Sindikatës së Pavrur të RTK-së, Fadil Hoxha, i cili ka bërë publike një letër të avokatit Tomë Gashi, drejtuar drejtorit të RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, për Milaim Zekën si të punësuar në këtë institucion .

“Sot kam pranuar nje leter njoftuese nga avokati Tome Gashi e cila i eshte drejtuar drejtorit te RTK-se, Ngadhnjim Kastrati.Permes kesaj letre, avokati Gashi e njofton drejtorin Kastrati lidhur me te punesuarin e RTK-se Milaim Zeka i cili ka aktakuze nga prokuroria speciale per kater vepra penale:

1.Mashtrim te 920 personave

2.Shmangie nga tatimi

3.Pastrim parash

4.Fotografim dhe incizim i paautoruzuar

Ajo cka eshte edhe me shqetesuese, i punesuari Milaim Zeka nuk vjen fare ne pune dhe nuk kryen asnje detyre ne RTK, perderisa pagen e merr ne fund te  cdo muaji.Prokuroria do te duhej urgjentisht te merret me kete rast ne menyre qe pergjegjesit per ekzekutimin e pages se ketij personi te japin llogari per abuzim me parane publike”, ka shkruar Hoxha më 2 dhjetor 2021.

Një shkrim të tillë të Hoxhës e ka shëprndarë edhe vetë avokati Tomë Gashi, duke mos ia përmendur emrin Milaim Zekës, por duke thënë se “në punë nuk shkon, rrogë të majme merr”.

“Ne pune nuk shkon.Rroge te majme merr. Tona jo nuk i dalin boll 10 milion euro  RTK- sePo normal qe keshtu si dalin as 100 e jo 10.Jan paret tona po reagim nuk ka.Albini ka faj”, ka shkruar Tomë Gashi.