Engji dhe Afrimi publikuan këngën e re.
Engjëllusha Salihu dhe Afirm Muçiqi sapo kanë publikuar projektin e ri muzikor, shkruan lajmi.net.
“Po ta boj hallall”, titullohet kënga e re e dy artistëve që vjen e shoqëruar me videoklip dhe flet për lidhjen babë e bijë.
Për tekstin e kësaj kënge u kujdes Arian Agushi, muzikën Shyhrete Behluli, orkestirmin Miti Geci, ndërsa videoklipi u punua nga Vizioni Media.
Më poshtë mund ta dëgjoni projektin e ri muzikor kënduar nga Engjëllusha Salihu dhe Afrim Muçiqi.







