Po shkonte nga puna në shtëpi, dy persona e kanosin një femër

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër në Janjevë është kanosur nga persona të panjohur derisa po shkonte në shtëpi.

“Viktima femër K-Serbe njofton se pas përfundimit të punës duke shkuar në shtëpi me veturë është kanosur nga disa persona të panjohur. Njësiti patrullues ka ndaluar veturën dhe ka arrestuar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar i cili ishte në ndikim të alkoolit”, thuhet në raport.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.