Po qëndronte në breg të detit, 67-vjeçarja humb jetën nga infarkti në Vlorë

Një 67-vjeçare ka humbur jetën në Vlorë, teksa qëndronte në breg të detit. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20, në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Bëhet fjalë për Ilirjana Hymetin nga Tirana.

67-vjeçares dyshohet se i ka rënë infarkt dhe  për pasojë ka humbur jetën në spitalin e Vlorës./A2