Papritmas jo të gjithë që ishin në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” kishin shkuar me interesimin e vetëm për ta parë mbase ndeshjen kryesore të vitit në futbollin kosovar.

Kjo natyrisht mund të thuhet për dy këngëtarë kosovarë, të njohur për të gjithë, Shaqir Cervadikun dhe Mahmut Feratin, të cilët duket se kishin tjetër punë për të bërë në tribuna ndërkohë që ndeshja po zhvillohej, shkruan Express.

Cervadiku dhe Ferati janë kapur nga kamera e Gazetës Express duke e xhiruar një video muzikore në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” ndërkohë që Prishtina dhe Feronikeli po i matnin forcat në fushë në një garë për titull kampioni.

Siç tregon videoja, dyshja e kthyer me shpinë nga fusha shihet duke xhiruar video muzikore.