“Po kush je ti bre”, Haxhiu përplaset me Nagavcin në seancën për buxhet

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të miratohet në lexim të dytë projektligji për buxhetin e vitit 2021.

Por, si gjithnjë, nuk mungojnë as përplasjet mes deputetëve.

Një gjë e tillë ka ndodhur mes deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiut dhe nënkryetares së Kuvendit, Arbërie Nagavcit.

Nagavci së pari tha se “Për procedure Bekim Haxhiu, hajde ta shohim çfarë procedurash”.

E për këtë, Haxhiu kur mori fjalën i drejtohet Nagavcit se kush është ajo t’i tregojë për procedura.

“Po kush je ti që me e pa, këtu të barabartë janë të gjithë deputetët, unë e ti edhe 119 deputetë, këtu jemi të barabartë të gjithë, është mandati im i katërt dhe kam miratuar disa buxhete të kaluarën”, tha Haxhiu.