Po ikte nga policia, rrotullohet me veturë një person në Skenderaj

Dje në fshatin Broboniq të Skenderajt ka ndodhur një aksident trafiku ku i përfshirë ka qenë një automjet civil me targa vendore dhe me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar.

I dyshuari pasi nuk kishte respektuar urdhërat e zyrtarëve policor që të ndalet, kishte filluar me zhvillim të madhe të shpejtësi dhe në një moment kishte humbur kontrollimin mbi drejtimin e automjetit dhe ishte rrokullisur.

Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar vet drejtuesi i automjetit si dhe pasagjeri i tij të cilët me autoambulancë janë dërguar në spitalin e Mitrovicës dhe pas tretmanit mjekësor janë liruar.

Detaje tjera rreth rastit nuk janë dhënë nga Policia e Kosovës.