Ferizaj

Po i kërcënonte me thikë, Policia parandalon një rast të grabitjes në Ferizaj

Policia e ka arrestuar një person në Ferizaj, i cili ishte duke kryer një rast të grabitjes në proces përball një lokali afarist.

Sipas policisë, ata kanë arritur që ta arrestojnë në flagrancë të dyshuarin K.B., i cili nën kërcënimin e thikës po e mbante viktimën V.S., për t’ia grabitur një shumë të caktuar të parave.

“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej, bëhet e ditur se informacionin për grabitje, policia e ka pranuar nga qytetarët përreth.