Një producent nga Afrika e Jugut, i njohur si The Kiffness, krijoi një këngë nga citati viral i ish presidentit amerikan Donald Trump gjatë debatit presidencial të javës së kaluar.
Për një moment i Trumpit dhe ajo çfarë tha gjatë këtij debati, ka bërë xhiron në rrjetet sociale.
Trumpi deklaroi gjatë debatit që migrantët e Haitit në Sprinfield, Ohio, po vjedhin kafshë shtëpiake dhe po i hanë ato.
“Në Springfield, ata po i hanë qentë [njerëzit që erdhën] – Ata po hanë macet”, deklaroi Trump.
Ishte pikërisht nga kjo deklaratë ku producenti The Kiffness krijoi një këngë, duke përfshirë edhe deklaratën e Trumpit.
Fansat e producentit, ia dërguan citatin viral dhe i kërkuan të bëjë një remix.
Kënga deri më tani ka marrë 5.6 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/







