Po funksionon ulja e çmimeve të Tesla

Uljet e çmimeve të Tesla duket se po funksionojnë për kompaninë, të paktën në afat të shkurtër. Klientët ekzistues mund të kenë “vuajtur” nga kjo, disa nga ta edhe kanë protestuar, por në fund të fundit, kompania i qëndroi vendimit dhe po përfiton nga kjo.

Sipas disa raportimeve lokale, fabrika Giga Shanghai, po planifikon që të zgjerojë prodhimin e saj në nivelet e shtatorit të vitit të kaluar. Fabrika dëshiron që t’i prodhoi 20,000 njësi të veturave elektrike në javë gjatë muajve shkurt dhe mars vetëm për të përballuar porositë në ardhje.

Pas përmirësimeve të fundit në linjën e prodhimit, kapaciteti i fabrikës së Shangait është 1.1 milion vetura Model 3 dhe Model Y. Shtatorin e kaluar, Giga Shanghai theu rekordin e saj të prodhimit me 82,088 vetura të prodhuara. Në të njëjtin muaj Tesla shiti 83,135 vetura me 77,613 prej tyre të dorëzuara në vend në Kinë, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.

Tesla price cuts are working - Giga Shanghai to boost production

Në nëntorin e vitit të kaluar, Tesla arriti që t’i shiste mbi 100,000 vetura, por pastaj në muajin dhjetor ai numër ra në vetëm pak më shumë se 55,000 njësi. Kompania nuk priti shumë gjatë për të parë se nëse kjo ishte një rastësi apo ishte diçka më serioze, dhe me 6 janar i uli çmimet e veturave të saj në mënyrë që të rrisë kërkesën e konsumatorit.

Ky vendim çoi në protestave në “showroom-et” lokale kineze, me klientë të palumtur të cilët kërkonin rimbursim për veturat të cilat ata sapo i kishin blerë. Në anën tjetër, kompania ishte “vërshuar” me mbi 30,000 porosi në vetëm 3 ditë pas njoftimit për çmimet e reja.

Prodhues të tjerë të veturave elektrike e ndoqën procedurën e njëjtë, dhe gjatë javëve të fundit kemi parë uljen e përgjithshme në çmimet e veturave elektrike, me vetëm disa përjashtime. Metoda të cilën e përdori Tesla, më së shumti i goditi shitësit e Tesla-ve të përdorura me çmimet që raportohet se kanë rënë deri në afro 16,500 euro (18 mijë dollarë) për disa nga modelet e gjigantit amerikan.