Qeveria

“Po do me goditë qeverinë” – Dugolli e Mirena përplasen në debatin për sulmin terrorist në veri

Gjatë emisionit të Pressing në T7 ka pasur edhe përplasje në mes deputetit, Enver Dugolit dhe gazetarit, Ilir Mirena.

Në një moment, Dugolli tha se “tash Mirena doli në temën e tij”.

“Cila është tema e Mirenës”, u pyet Dugolli.

”Tash doli në temë që i pëlqen më së shumti për me godit qeverinë, po dëshiron edhe tash me godit qeverinë”, u përgjigj Dugolli.

Më pas Dugolli tha se pushteti aktual ka ndërtuar baza në Veri që forcojnë sovranitetin.

“2021 kemi pasur vetëm pikat kufitare, ka qenë e pamundur depërtimi për shkak se nuk i ke pasur këto bazat që i kemi tani”, tha Dugolli.

Por atij ia ktheu Mirena se çfarë sovraniteti ka, kur kryetari i Leposaviqit Lulzim Hetimi “mbet në zyre”.

Më pas Mirena tha se përkundër profesionalizmit të Policisë, ka KFOR’in aksioni nuk do të kishte sukses.

’CÇarë sovraniteti ke shtri veri ku kryetarin e ki se 4 muaj veri. Aksioni i djeshëm nuk ish kry pa KFOR’in”, tha Mirena,