Po bënte joga në ballkon me kokë poshtë, bie në tokë e thyen 110 kocka

Ky është momenti kur një 23-vjeçare që po bënte joga, duke u mbajtur tek kangjellat e ballkonit me kokë poshtë, ka rënë në tokë dhe theu 110 kocka.

Alexa Terrazas ra nga një lartësi prej 24 metrash nga ballkoni në katin e tretë të apartamentit të saj në San Pedro, Meksikë.

Ajo shpesh praktikonte joga në ballkon, por këtë herë rezultoi në rënie të tmerrshme.

Shoqja e saj kapi momentin kur Alexa ishte e varur me kokë poshtë në kangjellat e ballkonit pak sekonda para se të rrëshqiste dhe të binte me kokë në tokë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 të së shtunës dhe raportohet se vajza theu 110 kocka nga rënia.

Ajo iu nënshtrua një operacioni prej 11 orësh dhe raportohet se është në gjendje kritike për jetën pasi ka thyer dy këmbët, krahët si edhe ka thyeje kockash në legen dhe kokë.

Gjithashtu raportohet se studentja mund të mos jetë në gjendje të ecë për tre vjet pasi mjekët u detyruan të ngjisnin këmbët e saj të thyera.

loading…