“Po bëj sakrifica për djalin tim”, Bora Zemani humb durimin me ndjekësen e saj që e kritikoi!

Bora Zemani ka qenë personazhi më i përfolur i muajve të fundit.

Si personazh shumë i ndjekur, prezantuesja e njohur merr vëmendjen e fansave në çdo detaj.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi kur Bora ka postuar një video bashkë me djalin e saj, Arborin, të cilin e kishte dërguar në kursin e notit.

Por një koment që ka lënë një ndjekëse e saj ka tërhequr vëmendjen e moderatores.

Ishte një ironi e pastër, gjë që Borës nuk i ka pëlqyer aspak.

“Të shkuarit në pishinë me kaq shumë make up, nuk është studio televizive”, ka shkruar ndjekësja ndërsa Bora ia ka kthyer:

“Ndjesë që nuk më doli koha të hiqja make up, por mu desh që direkt pas pune të shkoja me vrap të merrja djalin për ta çuar ne kursin e notit. Mos u mërzit për sakrificat e mia. Më duhet të jem e grimuar në punë”.