Prokurorja e rastit të sulmit fizik ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, është duke e bërë gati kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit të dy të dyshuarve, të cilët janë në mbajtje për 48 orë.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Shkodran Nikçi, zëdhënës për media në Prokurorinë Themelore të Pejës.

I njëjti ka shtuar se është herët që të dihen motivet e sulmit të sotëm që ndodhën ndaj Muhaxherit.

“Jemi në fazën e parë të hetimeve dhe është herët të spekulohet për motivet”, ka thënë Nikçi.

Muhaxheri, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që i ofruan.