Katër kamionë të cilët dyshohet se po bartnin dru ilegalisht janë ndaluar nga Policia e Kosovës në afërsi të Kamenicës.

“Gjatë kontrollit të dokumentacionit përkatës që lëshohet për transportimin e lëndëve drusore, kanë vërejtur se ai dokumentacion dyshohet të jetë i falsifikuar” thuhet në njoftim.

Në koordinim me Agjencinë e Pyjeve dhe organet e drejtësisë, rasti është iniciuar si falsifikimi i dokumenteve.

Deri në përfundim të procedurave janë sekuestruar rreth 80m³ dru dhe mjetet me të cilat kryhej transporti.

VIDEO BONUS: Për dy muaj 116 mijë kërkesa për pasaporta – Rritet interesimi edhe i qytetarëve në veri